Aktualitet

Nxirret nga gremina, efektivi i RENEA-s transportohet me helikopter drejt Traumës





               Publikuar në : 16:17 - 09/12/19 |
mapo.al

Efektivi i RENEA-s, Bledar Luli, i cili u rrëzua mëngjesin e sotëm në një greminë në zonën e Thethit, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.


Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Luli është marrë nga fshati Ndërhysaj, pas shumë orëve udhëtim në shoqërinë e kolegëve të FNSH-së.



Një punonjës i zonave të mbrojtura deklaroi pak orë më parë në një lidhje telefonike me Report Tv se efektivi ka rënë prej 200 metrave, si dhe ka dëmtuar pjesën e legenit, dorës dhe brinjët.


Lexo edhe:

Flet banori pranë efektivit të RENEA-s: Duhet urgjent ndërhyrje nga ajri

 


Etiketa:

Pas