Një vit më parë, në qershor, kryeministri Edi Rama dekoroi ambasadorë në katër kryeqytete të rëndësishme të Europës, për meritën e hapjes së negociatave, ndërkohë që BE refuzoi çeljen e negociatave më pas.
Në emisionin “Opinion”, i pyetur rreth dekorimit të ambasadorëve, kur negociata nuk u hapën, Rama tha se dekorimi u bë pas vendimit të Këshillit Europian, i cili kishte marrë vendimin për çeljen e negociatave. Rama theksoi se BE nuk i ka qëndruar angazhimeve të veta dy herë për çeljen e negociatave.
“Edhe twitti edhe kjo është bërë pas vendimit të Këshillit Europian dhe këshilli, 72 orë para postimit t im, ka marrë vendimin për të çelur rrugën e negociatave. Kaq e vërtetë është kjo sa këtu ka ardhur edhe komisionari i zgjedhimit dhe ne, edhe Maqedonisë së Veriut, i është dhënë në dorë instrumenti që kanë përdorur të gjitha vendet pas hapjes formale të negociatave. Kemi filluar procesin që vendet e fillojnë pas hapjes së negociatave.
Unë nuk kam ardhur këtu, nuk i kërkojmë llogari as Macron askujt, faktikisht, BE nuk i ka qëndruar angazhimeve të veta dy herë jo një herë, një herë në 2018 dhe njëherë në qershor. Lexojini se çfarë kanë thënë në unanimitete në qershor, kanë thënë që për këtë do të vendoset në tetor e jo më vonë. Ajo e kushteve është për të kuptuar se procesi i integrimit është bërë gjithnjë e më i paparshikueshëm, për arsye të brendshme nxjerrin bishta. Kur ne na është thënë në 2018, kaloni vetingun dhe mund të hapni negociatat, pastaj kaloni në veting 57 veta”, tha Rama.
LEXO EDHE: