NY Times shkruan për djegien e mandateve, Andi Bushati: Kauza do ndërkombëtarizohet

Opozita shqiptare ka ndërmarrë një hap të fortë pas protestës së ditës së shtunë, duke deklaruar djegien e mandateve parlamentare.

Deri më tani ka pasur një reagim nga një zëdhënëse nga Bruksel, por kancelaritë perëndimore ende nuk janë shprehur për krizën e fortë politike në Shqipëri.



Megjithatë, mediat e mëdha kanë nisur të raportojnë. New York Times shkruan se opozita shqiptare ka vendosur të dorëzojë mandatet. Gazeta thekson se lideri i PD, Lulzim Basha, kërkon një qeveri tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kurse analisti Andi Bushati shkruan tek Lapsi.al se vendimi radikal i opozitës do e kthejë vëmendjen e ndërkombëtarëve mbi Tiranën.

“Një veprim kaq “ekstremist” i opozitës, do të tërheqë drejt Tiranës edhe projektorët e ndërkombëtarëve. Natyrisht si fillim ata do ta anatemojnë PD-në, liderët e saj, do të ushtrojnë presion që mos e hedhi këtë hap, por nëse “gjëma” ndodh, ata, sado të hallaktatur qofshin, do të fillojnë të kuptojnë se nuk mund të ngrihet një regjim autarkik, në një vend që aspiron për në BE.

Shembulli radikal i çadrës së dy viteve më parë, që pasi kërcënoi me bojkotin e zgjedhjeve, e çoi krizën shqiptare nga një çështje lokale ambasadorësh burokratë, në një dosje me të cilën u morën politikanët më me peshë të kontinentit, është prova më e mirë për këtë.

Një radikalizim i dytë, i sinqertë dhe serioz, krijon sërish mundësinë që autoritarizmi shqiptar të mos mbetet në sirtarët e diplomatëve të squllët të Tiranës. Ai ka nevojë për ndërkombëtarizim të fortë.

Këto janë pra dy anët e ndryshme të një vendimi të fortë, për ta nxjerë opozitën nga sistemi.

Në thelb ata që djegin mandatet kanë shumë më pak për të humbur, sesa kanë shqiptarët për të fituar.

Prandaj nuk duhet hezituar për ta hedhur këtë hap.

Nëse si bëhet i sinqertë, jo si taktikë e çastit, jo sa për të kaluar lumin e radhës, të gjithë do të shpresojmë të shohim një ditë, dritë në fund të një tuneli të gjatë.

Nëse ai dështon, e ardhmja është e njohur: do të vazhdojmë të jetojmë në një “demokraci”, ku gjithçka e kontrollon dhe e fiton Edi Rama,” shkruan Bushati.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252