fbpx

Kryesore

NZZ: Bojkoti nuk e bëri autokratin Edi Rama të ndryshonte qëndrim





               Publikuar në : 10:48 - 13/09/19 |
mapo.al

Një nga gazetat më të rëndësishme në Zvicër, Neue Zuercher Zeitung, shkruan se opozita serbe po mendon të bojkotojë zgjedhjet që pritet të zhvillohen në fillim të vitit që vjen.


“Presidenti Aleksandar Vuçiç nuk është popullor në Serbi. Atij nuk i mungon as konkurrenca politike. Megjithatë ekziston një skenar realist që kampi qeveritar të marrë një fitore dërrmuese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare- thjesht për faktin se në zgjedhje nuk do marrë pjesë ndonjë parti tjetër përveç asaj të Vuçiç, SNS, dhe aleatëve të saj,” shkruan gazeta.



Sipas saj, të gjithë kundërshtarët e qeverisë kërcënojnë me bojkot. “Sipas tyre, regjimi autokratik i Vuciç, nuk i plotëson kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, vijon shkrimi.


Por gazeta shkruan se bojkoti nuk është një strategji e mirë. Vëzhguesit e pavarur e kritikojnë bojkotin, duke thënë se në fund të fundit, suksesi i një strategjie të tillë varet nga reagimi ndërkombëtar.

“Kundërshtarët e qeverisë thonë se mangësitë në sundimin e ligjit nuk kritikohen në nivel ndërkombëtar. BE akuzohet për stabilokracinë, që do të thotë se më shumë rëndësi ka stabiliteti politik rajonal i Serbisë dhe shpresa për të arritur një marrëveshje me Kosovën, se demokracia dhe sundimi i ligjit”.

Brukseli është i prerë kundër bojkotit. Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister, paralajmëroi gjatë vizitës së fundit në Beograd në mënyrë të qartë për pasojat e këtij hapi, shkruan gazeta.

Më tej, theksohet se edhe shembujt e bojkotit në rajon nuk kanë qenë të suksesshëm.

“Në çdo rast, vështirë se ka shembuj të bojkoteve të suksesshme në zgjedhje. Mungesa e opozitës shqiptare në zgjedhjet e fundit lokale nuk e ndryshoi qëndrimin e autokratit Edi Rama. Edhe bojkoti në Serbi në vitin 1997, si protestë ndaj pushtetit të presidentit të asaj kohe, Slobodan Milosheviç, nuk i çoi larg kundërshtarët e qeverisjes,” shkruan gazeta, e cila sjell më pas një shembull.

“Që forcat demokratike mund të jenë të suksesshme në kutitë e votimit, pavarësisht rrethanave të pafavorshme, këtë e treguan zgjedhjet për kryetar bashkie në Stamboll, megjithëse presioni ndaj kundërshtarëve të qeverisë në Turqi është shumë më i madh se në Serbi. Sidoqoftë, pas anulimit skandaloz të rezultatit fillestar, opozita turke i hodhi poshtë thirrjet për bojkot të zgjedhjeve. Në vend të kësaj, ajo e përdori zemërimin e popullatës për të mobilizuar më shumë votues dhe për të triumfuar në fund”.


Etiketa: , , , , ,

Pas