Aktualitet

“O Ba, o Ba”- I mituri pa gjyshin kur i vrau të atin te Gjykata e Tiranës/VIDEO














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:20 - 05/06/21 |
mapo.al

Kudret Saliaj mbeti i vrarë ditën e sotme në Tiranë, 4 qershor. Ai u qëllua për vdekje nga Mexhit Picari, babai i ish-gruas së tij Dhuratës, më të cilën kishte edhe një proces divorci.






Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur edhe Adriatik Cama, avokati i Kudret Saliajt.


Mësohet se në vendngjarje ka qenë edhe djali i mitur i çiftit, i cili ka parë të gjithë skenën e vrasjes, ndërsa në kushte të rënduara psikologjike është shoqëruar nga policia për t’u qetësuar, siç duket edhe në pamjet që sjell MAPO.







Djali i mitur, rreth moshës 17 vjeç, ka qenë në tavolinë me të atin në momentin e vrasjes. Ai bërtiste “O Ba, o Ba” pas tronditjes që pësoi.



Vrasja ndodhi rreth orës 11:50, (4 qershor 2021) në një zonë të populluar të Tiranës, në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës.

Lexo edhe :  Votimi i qeverisë “Rama 3” dhe programi, nis seanca maratonë e Kuvendit


42-vjeçari Kudret Saliaj mbeti i vrarë me tre plumba ndërsa u plagos avokati i tij, ish-prokuror në Prokurorinë e Tiranës, Adriatik Cama.

1


Etiketa: , , ,

Pas