Aktualitet

“O hajdut, o legen”/ Kryetari i Bashkisë Mat sherr me anëtarët e këshillit bashkiak (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:39 - 22/07/20 |
mapo.al

Bashkitë e PS nuk gjejnë qetësi edhe pse kontrollojnë 100% të pushtetit vendor, pa opozitë dhe pa asnjë kundërshtar politik.


Debatet, fyerjet dhe kërcënimet janë të përditshme në 61 bashkitë socialiste dhe shkaqet janë interesat e ngushta si “luftë” për tenderë, vende pune dhe përfitime të tjera në shkelje me ligjin.


Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga kryetarja e FRPD-së në Mat, Denisa Vata, tregon një mbledhje të tensionuar të këshillit bashkiak, këshill ky monopartiak, ku kryetari i Bashkisë, Agron Malaj, debaton me tone të ashpra dhe fyese me një prej anëtarëve socialistë.


Malaj i drejtohet anëtarit të këshillit më fjalë fyese “hajdut” dhe “legen”. “O hajdut, o legen, u bë fytyra jote“, dëgjohet në video zëri i Malajt.


Agron Malaj

Nga pamjet disa sekondëshe nuk kuptohet zanafilla e përplasjes.

Mbledhja e tensionuar mësohet se është zhvilluar disa muaj më parë, por pamjet janë publikuar vetëm sot.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas