Aktualitet

“O nan marova, o ç’na gjet” – Britma dhe lot, Velipoja si skenë horror (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:52 - 27/06/21 |
mapo.al

Familjarët e katër viktimave në Veliopjë, u përballën mbrëmjen e djeshme me një skenë horror, pak çaste pasi breshëritë e armëve kishin shkaktuar një tragjedi.






Menjëherë pasi kanë mësuar lajmin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes në një rrugicë mes dy bizneseve të palëve të përfshira ishin familjarët në britma dhe lot.


Siç dëgjohet në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, familjarët qajnë dhe bërtasin me të madhe për humbjet e të afërmëve të tyre.







“O nanë marova, o ç’na gjet” – dëgjohet të thonë familjarët në video.






Përplasja me armë zjarri ka nisur mes 2 familjeve pronare të dy hoteleve në zonë, vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit, për disa shezlongë.

Konflikti që nisi verbal përfundoi në përdorimin e armëve, plumbat e të cilave i morën jetën Kujtim Ferracakut; dy pronarëve të hotelit tjetër Xhovani dhe Edmond Gocaj.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij

Bashkë me ta humbi jetën dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli. Ky i fundit vetëm 17 vjeç.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas