Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

O tempora, o mores!

by mapo.al
19/11/2014
in Op Ed
0

spartak-ngjelaNga Spartak Ngjela

 



Fundin e tij me turp, pa varr dhe si i përbuzur dhe i flakur si mbeturinë nga historia përgjithmonë, Enver Hoxha e ka pasë krijuar vetë, kur veproi me egërsi antihumane që të mbyste me gjak shoqërinë shqiptare; kur me tension ligësie kërkoi që të shuante historinë e Shqipërisë nëpërmjet izolimit antihuman të saj, dhe, kur me gjakftohtësinë e një krimineli nekrofil vrau të gjithë intelektin e kombit, dhe, bashkë me ta, edhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

E atëherë, pse Meta, Rama dhe ky Koço Kokëdhia po kërkojnë me ngulm të luajnë me ndjenjat e shqiptarëve kur, në një mënyrë apo një tjetër, me çdo kusht duan ta bëjnë fotografinë e Enver Hoxhës një gjë të zakonshme në Shqipëri? Sepse, ose janë naivë që dashurojnë krimin; ose janë krimi vetë që kërkon t’iu imponohet shqiptarëve.

Askush nuk e pranon rastësinë si alibi për një qëllim të lig. Alibia e “rastësisë” së Ramës, është filozofi hajdutësh, që s’e ha njeri në Shqipëri. Por, le të vazhdojnë, shqiptarët nuk do t’i falin kur t’i përmbysin pikërisht për këtë, se këta nuk do të kenë më as President, as Prokuror, dhe as Kryetar Kuvendi që t’i mbrojë… A e dini ju zotërinj që personi që del në publik me fotografinë e Enver Hoxhës, dënohet penalisht sot në Shqipëri?

A e dini ju se penalisht dënohen edhe në Gjermani dhe në Itali, ata që publikisht mbajnë fotografinë e Hitlerit e të Musolinit? Ku është policia shqiptare, pse i lejon? … Pse s’flet pilivesa Tahiri? Sepse s’kanë asnjë lidhje me historinë, sepse nuk e kuptojnë dot që ai që s’ka paguar faturat e energjisë elektrike nga varfëria, nuk ka bërë asgjë në krahasim me pleqtë kriminelë të Enver Hoxhës, që po mbajnë fotografinë e tij, pasi, ata vetë, për 12 000 lekë të vjetra rrogë në muaj, kanë vrarë me duart e tyre bashkëluftëtarët e tyre të ndershëm.

A e dini ju se, populli, po të dojë e ngre vet një figurë historikë, ashtu sikurse ka të drejtë që të ndëshkojë çdokënd që kërkon që, patologjikisht, të kënaqet me fyerjen që mund t’i bëhet një populli pikërisht pse ky popull ka tërhequr zvarrë dhe e ka lënë pa varr, pa histori dhe pa emër Enver Hoxhën, diktatorin më primitiv të historisë së Europës?

JU SUGJEROJME

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Radikalizmi shfryn, por nuk fiton

08/12/2022
ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës

03/11/2022
Për luftën…
Op Ed

Për luftën…

12/10/2022
Përse Giorgia Meloni nuk do të jetë as model fashist dhe as shqiptar?
Kryesore

Përse Giorgia Meloni nuk do të jetë as model fashist dhe as shqiptar?

27/09/2022
Next Post
Blushi ia dedikon çmimin viktimës së fundit të ISIS

Blushi ia dedikon çmimin viktimës së fundit të ISIS

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In