Aktualitet

Obama, Bush dhe Clinton pranojnë të bëjnë në sy të të gjithëve vaksinën anti-Covid














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:13 - 03/12/20 |
mapo.al

Ndërsa bota po i afrohet mundësisë për të luftuar Covid-19 përmes një vaksine, shqetësim mbetet gatishmëria e njerëzve t’i nënshtrohen diçkaje të re, të paprovuar më parë.






Por, tre ish-presidentë të Shteteve të Bashkuara kanë vendosur të vaksinohen publikisht, për të kontribuar sadopak në minimizimin e frikës së amerikanëve.


Ish-presidentët Barack Obama, George W.Bush dhe Bill Clinton konfirmuan për mediat e huaja se do të vaksinohen publikisht, porsa të miratohet njëra vaksinë, për të ndihmuar në promovimin e sigurisë së saj dhe për të inkurajuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.





Shumë ekspertë besojnë se Administrata Federale e Barnave është shumë pranë miratimit të një ose më shumë vaksinave. Jo më larg se dje, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bënë me dije se do t’u japin përparësi për t’u vaksinuar bluzave të bardha dhe të moshuarve nëpër azile.

Lexo edhe :  SHBA mbështet heqjen dorë nga pronësia intelektuale e vaksinave


 


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas