Dhuna e djeshme në Capitol Hill nga mbështetësit e Donald Trump ka sjellë reagimin e fortë të ish-presidentit të SHBA, Barack Obama.
Obama, tha se historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.
Obama tha se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.
“Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezulatatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë.
Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore.
Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.
Të mërkurën, mbështetës të dhunshëm të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Biden. Nga ky sulm kanë humbur jetën katër protestues, mes të cilëve dy gra.
Turma e mbështetësve të Trump u shpërnda vetëm pas thirrjes së këtij të fundit që të iknin në shtëpi duke shtuar se e dinte si ata ndjeheshin por duhet të jenë paqësorë.
LEXO EDHE:
“Na katandisi në republikë bananesh” – George Bush godet Trump-in