fbpx

Aktualitet

Objektivi i atentatit në Vlorë, dyshohet për vrasjen e avokatit grek





               Publikuar në : 08:30 - 27/05/19 |
mapo.al

Aleksandër Mata, ose i njohur ndryshe si Eno Mata, ka qenë objektivi i atentatit në Vlorë, ku mbeti i vrarë Sotiraq Mhilli. Gazeta Mapo mëson se Eno Mata është një emër i njohur në Greqi, pasi ka kryer disa grabitje. Gjithashtu emri i tij doli në skenë si i dyshuar për vrasjen e avokatit  grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Eno Mata pavarsisht se ishte në kërkim për vrasjen e avokatit grek, është rishfaqur përsëri në Athinë, duke kryer një grabitje spektakolare në muajin qershor të 2018-së.


Mata bashkë me disa shqiptarë të tjerë kanë grabitur një argjendari në rrugën “Zografou” në Athinë. Pas grabitjes, shqiptari ka lënë shënim në një letër për policinë greke, ku thoshte se ai ishte grabitës, por nuk ishte vrasës.



Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”- thuhet në letër, ndërsa në fund ishte shënimi “Maradona – këmbëshpejti”.


Shqiptari Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin grek dhe ka pranuar krimin, ndërsa Aleksandër Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes. Mendohet se ai është rikthyer sërish në Greqi, ku ka kryer edhe grabitjen e argjendarisë. Aleksandër Mata është arrestuar dhe në të kaluarën për vjedhje.

Gjithashtu Eno Mata ka luajtur futboll me ekipin e Arkadias në Greqi.

Letra e Eno Matës pas grabitjes

Momenti i grabitjes së argjendarisë në Greqi

 

Lexo edhe:

Tronditet Vlora, vrasje me armë zjarri gjatë natës, detajet


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas