Aktualitet

OBSH: Europa zëvendëson Kinën si epiqendër e pandemisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:22 - 14/03/20 |
mapo.al

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se tashmë Evropa ka zëvendësuar Kinën si epiqendrën e pandemisë së koronavirusit.


Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve të premten në Gjenevë se në Evropë “po raportohen më shumë raste çdo ditë sesa raportoheshin në Kinë në kulmin e epidemisë”.


Italia bërit të ditur të premten se numri i infeksioneve të reja me koronavirus u rrit me më shumë se 2.500 në 24 orët e fundit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në 17.660.


Në Shtetet e Bashkuara, 49 shtete nga 50 gjithsej kanë raportuar raste me koronavirus. Vetëm West Virginia nuk ka raportuar ende asnjë rast. Rastet e të prekurve në SHBA përbëjnë rreth 1 për qind të totalit botëror prej më shumë se 145,000 rastesh.


Por zyrtarët e shëndetit publik po përgatiten për një numër më të madh pacientësh. Disa zyrtarë thonë se numri mund të jetë shumë më i madh për shkak të testimeve të kufizuara deri më tani.

Numri i personave të prekur në SHBA është mbi 2100 ndërsa janë regjistruar rreth 48 raste personash që kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Numri më i madh i vdekjeve nga koronavirusi është regjistruar në shtetin e Uashingtonit, gjithsej 37 raste./VOA/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas