Aktualitet

OBSH mbyll misionin në Kinë: Koronavirusi mund të mos e ketë origjinën në Wuhan








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 04/08/20 |
mapo.al

Fakti që rastet e para me koronavirus u shfaqën në Wuhan, nuk do të thotë se sëmundja e pati atje origjinën. Kështu u shpreh Mike Ryan, eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për të kuptuar plotësisht lidhjet mes rasteve.


Deklarata erdhi pak pasi një ekip i OBSH që udhëtoi drejt Kinës, mbylli misionin për identifikimin e origjinës së COVID-19.


“Nevojitet një studim më i zgjeruar epidemiologjik për shqyrtimin e rasteve të para në Wuhan dhe për të kuptuar plotësisht lidhjen mes rasteve të para, e për të përcaktuar se në cilën pikë, në Wuhan apo diku tjetër virusi e kaloi barrierën kafshë-njeri”, tha ai.


Më herët, kreu i OBSH, Tedros Adhanom Gebrejsus, u shpreh se “Nuk ka një shkop magjik kundër këtij virusi. Zgjidhja është në duart tona”. Sipas vlerësimeve të OBSH niveli i vdekshmërisë nga koronavirusi në rang botëror është aktualisht, 0,6%.




Etiketa: , ,

Pas