Aktualitet

OBSH me parashikim të zymtë për koronavirusin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:36 - 26/09/20 |
mapo.al

Në mbarë botën, numri i viktimave nga koronavirusi mund të arrijë deri në 2 milionë, së paku deri në gjetjen e një vaksine kundër Covid-19.


Ky është paralajmërimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).


Kreu i emergjencave pranë OBSH-së thotë se shifrat mund të jenë edhe më të larta nëse nuk do të ndërmerret një aksion ndërkombëtar.


Thuajse 1 milion persona kanë humbur jetën në mbarë botën që nga shpërthimi i pandemisë në dhjetor të vitit të shkuar në Kinë, teksa numri i rasteve të të infektuarve ka arritur në 32 milionë.


Deri më tani, Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili raportojnë numrin më të lartë të rasteve, me 15 milionë të tilla.


Por, rritja e shifrave ditët e fundit në Europë ka rritur frikën për një valë të dytë të pandemisë, që mund të shoqërohet me një karantinë të dytë në shumë shtete.


Etiketa: , , ,

Pas