Aktualitet

OBSH miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech-ut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:05 - 01/01/21 |
mapo.al

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi të enjten vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer-BioNTech, një lëvizje që synon të ndihmojë vendet në zhvillim të sigurojnë qasje më të shpejtë tek vaksinat.



OBSH-ja futi në zbatim mekanizmin për rastet e urgjencës për të ndihmuar vendet pa burime rregullatore të tyret për të miratuar vaksinat, duke i hapur rrugë përdorimit të tyre.


“Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të një qasjeje në nivel global tek vaksinat kundër COVID-19-s”, thotë Mariangela Simao, drejtuese e programit të barnave të OBSH-së.



Sidoqoftë, temperaturat super të ftohta në të cilat ruhet kjo vaksinë, minus 70 gradë Celsius, e bëjnë transportimin dhe ruajtjen e saj një sfidë për vendet në zhvillim.



Programi COVAX, një përpjekje globale e mbështetur nga OBSH-ja për të blerë dhe shpërndarë vaksina në vendet e varfëra, ka siguruar 2 miliardë doza të vaksinës deri më tani dhe është në bisedime me Pfizer-BioNTech-un për të blerje e vaksinës së saj e cila është 95% efektive pas dy dozash.


Ndërkohë të enjten qeveria kineze dha autozimin për të parën vaksinë që do të injektohet në vend, prodhim i një kompanie kineze barnash.

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës njoftoi miratimin me kusht të një vaksine të zhvilluar nga Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit, një filial i Sinopharm-s në pronësi të shtetit. Agjencia rregullatore dha miratimin një ditë pasi Sinopharm-a tha se vaksina kishte një efikasitet prej 79.3% kundër koronavirusit që u dëshmua pas kryerjes një provave klinike në shkallë të gjerë në fazën e fundit të tyre.

Lexo edhe :  Presidenti Erdogan vaksinohet kundër COVID-19

Sidoqoftë, ekspertët e jashtëm kanë vënë në dyshim pretendimet e Sinopharm-s sepse nuk ka siguruar të dhëna të nevojshme që të mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Të mërkurën Agjencia Rregullatore britanike për Çështje të Mjekësisë njoftoi se ka dhënë autorizimin për përdorimin në raste urgjente të vaksinës së prodhuar nga gjigandi farmaceutiko britaniko-suedez AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Provat klinike të fazës së vonë të vaksinës së AstraZeneca-Oxford-it zbuluan se ajo ishte 70% efektive kundër COVID-19-s.

Vaksinat e reja vijnë ndërsa një variant më ngjitës i COVID-19-s, i zbuluar për herë të parë në Britani, është identifikuar në pika të ndryshme të globit.

Një laborator brazilian njoftoi të enjten se ka gjetur dy raste të variantit britanik të virusit, duke bërë që studiuesit në Institutin e Mjekësisë Tropikale të kërkojnë një dyfishim të masave të karantinës. Të mërkurën zyrtarët në Kaliforni njoftuan se varianti i ri i COVID-19-s ishte shfaqur në qytetin e San Diegos. Shteti perëndimor i Kolorados ishte i pari në SHBA që raportoi rastin e personi të infektuar me variantin e ri të koronavirusit në fillim të kësaj jave. Një variant tjetër i koronavirusit është zbuluar në Afrikën e Jugut./VOA/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas