fbpx

Bota

OBSH: Nuk ka ende dëshmi se mikroplastikat në ujë janë të dëmshme





               Publikuar në : 22:50 - 22/08/19 |
mapo.alm

Shkencëtarët vazhdimisht po gjejnë mikroplastika në ujë të pijshëm, por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ende nuk ka dëshmi se kjo e rrezikon shëndetin e njeriut. Sidoqoftë, thuhet se më shumë hulumtime duhet të kryhen për të kuptuar si plastika shpërndahet në ambient dhe arrin deri në trupat e njerëzve.


Në përgjithësi ende nuk ka definicion të mikroplastikave, por konsiderohen të jenë më të vogla sesa një milimetër.Prodhimi i plastikës është rritur jashtëzakonisht dekadave të fundit dhe pritet të dyfishohet deri në vitin 2025 – që do të thotë se sasi më e madhe e plastikave do të përfundojë në furnizimet e ujit, në tuba, e madje edhe në trupin e njerëzve./TG/





Etiketa: , , , , ,

Pas