Aktualitet

OBSH: Pandemia e koronavirusit ka ulur imunitetin te fëmijët









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:45 - 15/07/20 |
mapo.al

OBSH në një raportim të përbashkët me UNICEF kanë paralajmëruar se niveli i imunizimit të fëmijëve kundër sëmundjeve të rrezikshme, si: fruthi, tetanosi dhe difteria ka rënë gjatë pandemisë, duke rrezikuar miliona fëmijë.



“Vuajtjet e shmangshme dhe vdekjet e shkaktuara nga mungesa e imunizimit rutinor të fëmijëve mund të jenë shumë më të mëdha sesa vetë COVID-19”, theksoi Tedros Adhanom, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.


Sipas “The Guardian” 3/4 e 82 shteteve që morën pjesë në sondazh raportuan se janë përballur me pengesa të lidhura me koronavirusin në programet e tyre nga maji i këtij viti.




Këto pengesa qenë të lidhura me mungesën e pajisjeve mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë, kufizimet në udhëtime dhe numri i vogël i këtyre punonjësve. Këta faktorë ndikuan në pakësimin e shërbimeve të vaksinimit apo edhe ndërprerjen e tyre.

Lexo edhe :  Dështimet e Ramës/ Basha: Shqipëria e fundit në Evropë për testimet e Covid-19


Në raport thuhet se së paku 30 fushata për vaksinim kundër fruthit janë në rrezik të anulohen, duke lënë mundësi për përhapje të sëmundjes.


Në vitin 2018, nga kjo sëmundje janë prekur gati 10 milionë njerëz dhe kanë vdekur rreth 140,000 prej tyre, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, sipas të dhënave të OBSH-së.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas