Aktualitet

OBSH për pandeminë: Jemi në një valë të madhe, infeksioni s’është stinor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:32 - 28/07/20 |
mapo.al

“Jemi akoma në valën e parë të pandemisë”. Ky është vlerësimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që saktëson se bota do të përjetojë në fakt një valë të vetme, e cila do të jetë shumë e madhe duke pasur ulje dhe ngritje, herë pas here.


Deklarata erdhi nga zëdhënësja e OBSH, Margaret Harris, gjatë një konference për shtyp në selinë qendrore në Gjenevë të Zvicrës.


Ajo shtoi se gjëja më e mirë që mund të bëhet është mbajtja e kurbës së infeksionit në nivel të sheshtë. OBSH paralajmëron gjithashtu se ky virus nuk sillet në mënyrë stinore, siç vepron gripi.


Njerëzit mendojnë akoma për stinë, por ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është se ky është një virus i ri dhe sillet shumë ndryshe”, përfundon Harris.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas