Aktualitet

OBSH: Përhapja e koronavirusit në Evropë, në shkallë alarmante







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 17/09/20 |
mapo.al

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar përhapje në shkallë alarmante të koronavirusit në Evropë.


Drejtori për Evropën i OBSH, Hans Kluge, ka thënë ditën e sotme se numri i rasteve të këtij muaji “duhet të shërbejë si zile zgjimi për qeveritë evropiane”.


Të 53 shtetet anëtare të OBSH-së në Evropë kanë regjistruar gati 5 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 227,000 vdekje të lidhura me të.



Numri i rasteve ditore të infektimit është aktualisht në mes të 40,000 deri në 50,000, ndonëse edhe numri i testimeve në disa shtete është rritur në mënyrë të dukshme.
Deri më tani është raportuar për gati 30 milionë persona të infektuar me këtë virus në gjithë botën. Prej tyre, më shumë se 939,000 kanë vdekur.


OBSH-ja, po ashtu, u ka bërë thirrje shteteve që të mos zvogëlojnë periudhën e karantinës për ata që mund t’i jenë ekspozuar koronavirusit në më pak se 14 ditë.



Etiketa: , ,

Pas