Aktualitet

OBSH: Ritmi i pandemisë po përshpejtohet, virusi po zhvendoset te moshat e reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:33 - 20/04/21 |
mapo.al

Infeksionet nga koronavirusi janë rritur me një shpejtësi alarmante në 8 javët e fundit, shprehet Organizata Botërore e Shëndetësisë





Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vetëm javën e kaluar janë shënuar 5.2 milion raste të reja, numri më i lartë javor i shënuar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.


Vdekjet gjithashtu janë rritur për të 5-tën javë rresht, tha ai, ndërsa zyrtarisht në botë më shumë se 3 milion njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.





Tedros paralajmëroi që ritmi i pandemisë po përshpejtohet, pavarësisht procesit të vaksinimit.



“U deshën 9 muaj për të arritur 1 milion të vdekur, katër për të shkuar në 2 milion dhe tre muaj për të arritur 3 milion viktima. Këto shifra mund të na kenë mpirë, por secila vdekje është një tragjedi për familjet, komunitetet dhe kombet”, tha Tedros.

Lexo edhe :  9 viktima dhe 269 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH tha se barra e përhapjes së virusit mund të zhvendoset drejt të rriturve të rinj. Ai shtoi se infeksionet dhe shtrimet në spitale midis njerëzve të moshës 25-59 vjeç po rriten me një shpejtësi alarmante, ndoshta për shkak të varianteve shumë të transmetueshme dhe rritjes së përzierjes shoqërore midis të rinjve.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas