Bota

OBSH rrëzon lajmet se koronavirusi është dobësuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 02/06/20 |
mapo.al

Organizata Botërore e Shëndetësisë hodhi poshtë zërat se koronavirusi është duke humbur fuqinë e tij.


Ditën e diel, një doktor në Itali deklaroi se ka shenja se virusi është bërë më pak vdekjeprurës. Profesori, Alberto Zangrillo, kreu i njësisë së terapisë intensive në spitalin “San Raffaele” në Lombardi u shpreh se “koronavirusi klinikisht nuk ekziston më”.


Por një sërë mjekësh reaguan për këtë deklaratë, përfshirë ekspertë të OBSH, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur këtë ide.


“Për sa i përket transmetueshmërisë nuk ka ndryshuar, mund të them të njëjtën gjë dhe për ashpërsinë”, u shpreh epidemiologjistja e OBSH, Maria Van Kerkhove.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas