Aktualitet

OBSH shpall zyrtarisht koronavirusin pandemi botërore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:55 - 11/03/20 |
mapo.al

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur Covid-19 pandemi botërore, e para e shkaktuar nga një koronavirus. 114 vende të botës janë prekur tashmë nga virusi vdekjeprurës. Jashtë Kinës, numri i të prekurve u rrit me 13 herë.


“Ne kemi vlerësuar se Covid-19 mund të përkufizohet si një pandemi. Përshkrimi i situatës si një pandemi nuk ndryshon vlerësimin e OBSH për kërcënimin e paraqitur nga ky koronavirus. Ai nuk ndryshon atë që po bën OBSH dhe nuk ndryshon atë që vendet duhet të bëjnë”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.


“Fjala pandemi – shtoi ai – nuk mund të përdoret lehtë sepse mund të shkaktojë frikë të panevojshme”.


Ghebreyesus theksoi se kjo është “pandemia e parë e shkaktuar nga një koronavirus”. Në muajt e ardhshëm, shtoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, “ne presim që të shohim që numri i rasteve të infektuar dhe numri i vdekjeve të rritet edhe më shumë”. Të gjitha vendet mund ta ndryshojnë rrjedhën e kësaj pandemie.


“Ne jemi në këtë situatë së bashku dhe duhet të veprojmë me qetësi për të bërë gjënë e duhur,” përfundoi ai. Ai gjithashtu falënderoi Italinë, Korenë e Jugut dhe Iranin për masat e marra.

Pandemi është një epidemi e sëmundjes që është përhapur në një rajon të madh njëkohësisht; për shembull kontinente të shumta, ose në të gjithë botën.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas