Friday, July 8, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

OBSH, thirrje për një marrëveshje të re ndërkombëtare për pandemitë

by mapo.al
29/11/2021
in Aktualitet, Bota, Kryesore, Shëndeti
0

OBSH, thirrje për një marrëveshje të re ndërkombëtare për pandemitë

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi një marrëveshje ndërkombëtare për të ndihmuar parandalimin dhe luftën ndaj pandemive të ardhshme. Thirrjet vijnë pak pas shfaqjes së variantit të ri dhe shumë shqetësues të COVID-19, Omicron.

Drejtori i përgjitshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se endeështë shumë paqartë se sa ngjitës dhe i rëndë mund të jetë infektimi me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Ai i bëri këto komente në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim hartimin e një plani global të veprimit drejt parandalimit, përgatitjes dhe reagimit ndaj pandemive të ardhshme.

“Shfaqja e variantit Omicron nxjerr në pah rrezikshmërinë dhe pasigurinë e situatës sonë. Afrika e Jugut dhe Botsvana duhet të falënderohen për zbulimin dhe raportimin e këtij varianti, e jo të ndëshkohen. Omicron tregon se përse botës i duhet një marrëveshje e re për pandemitë. Sistemi aktual dekurajon vendet nga paralajmërimi i të tjerëve rreth kërcënimeve që në mënyrë të pashmangshme do të përhapen”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Ky reagim vjen pas kufizimeve të udhëtimeve ajrore me rajonin ku u identifikuan rastet me para me variantin Omicron.

Zoti Tedros tha se shkencëtarët e OBSH-së dhe të tjerët rreth botës po punojnë për të deshifruar kërcënimin që paraqet varianti i ri.

“Ende nuk e dimë se sa ngjitës është Omicroni dhe nëse infektimi me të shkakton sëmundje të rëndë ose sa e efektshme është vaksina ndaj tij”, tha zoti Tedros, ndërsa shtoi se bota duhet të jetë vigjilente ndaj kërcënimit të koronavirusit dhe se Omicron na kujton se COVID-19 ende nuk është eliminuar.

Një projekt-rezolutë që pritet të miratohet nga Asambleja Botërore e Shëndetësise nuk parasheh krijimin specifik të një “traktati për pandemitë” ose një “instrumenti ligjërisht të detyrueshëm” me qëllim të forcimit të reagimit ndërkombëtar kur në botë të shpërthejë një pandemi e re./VOA

JU SUGJEROJME

Shinzo Abe do të mbahet mend për eksperimentin e tij madhështor
Bota

Shinzo Abe do të mbahet mend për eksperimentin e tij madhështor

08/07/2022
Mblidhet Bordi i Transparencës, publikohen çmimet e reja të karburanteve  
Aktualitet

Bordi vendos sot çmimit e reja, rritet nafta dhe benzina

08/07/2022
Largim i paralajmëruar/ 5 ngjarjet që rrëzuan kryeministrin Boris Jonson
Bota

Largim i paralajmëruar/ 5 ngjarjet që rrëzuan kryeministrin Boris Jonson

08/07/2022
Bëhet shkrumb e hi makina në Lushjnë, hetohet shkaku i incidentit
Aktualitet

Bëhet shkrumb e hi makina në Lushjnë, hetohet shkaku i incidentit

08/07/2022
Next Post
Mosha ideale për martesë…

Mosha ideale për martesë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Shinzo Abe do të mbahet mend për eksperimentin e tij madhështor
  • Bordi vendos sot çmimit e reja, rritet nafta dhe benzina
  • Largim i paralajmëruar/ 5 ngjarjet që rrëzuan kryeministrin Boris Jonson
  • Bëhet shkrumb e hi makina në Lushjnë, hetohet shkaku i incidentit
  • “O Sali ziu! Ku pyet politika amerikane për të kapurit në korrupsion!” – nga Spartak Ngjela



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In