Aktualitet

OBSH: Varianti indian i koronavirusit (B.1.617), shqetësim global














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:23 - 10/05/21 |
mapo.al

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar variantin indian të koronavirusit B.1.617 si një “shqetësim global”






“Ne e klasifikojmë atë si një variant shqetësimi në një nivel global”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së për koronavirusin në një konferencë.


“Ka disa informacione në dispozicion që tregojnë rritjen e transmetueshmërisë.”







Agjencia bëri të ditur se prejardhja mbizotëruese e B.1.617 u identifikua për herë të parë në Indi dhjetorin e kaluar, ndërsa një version i mëparshëm u zbulua në tetor.



Varianti ka tre pasues, nga të cilët B.1.617.2 është ai që po përhapet më shpejt. B.1.617.2 u cilësua variant për t’u shqetësuar nga Shëndeti Publik në Angli të premten, ndërsa thuhet se ka prova që indikojnë se ky lloj varianti është të paktën po aq i transmetueshëm sa B.1.1.7, i ashtuquajturi “variant i Kentit”, i cili aktualisht dominon në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo edhe :  Covid-19, 30 viktima dhe 572 raste të reja në Maqedoninë e Veriut


Variantet B.1.617 vazhdojnë të përhapen nëpër Indi, ku numri i të infektuarve dhe vdekjet nga koronavirusi thuajse kapën një rekord të radhës dje.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas