Aktualitet

OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë “më i ashpër”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:37 - 13/01/21 |
mapo.al

Viti i dytë i pandemisë së koronavirusit mund të jetë më i ashpër sesa i pari, marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja, ka thënë të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.





“Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale.


Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja ka thënë se javën e kaluar është raportuar për gjatë pesë milionë raste të reja me koronavirus.





“Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së.



Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 90 milionë raste të infektimit me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut- 46 viktima dhe mbi 400 raste të reja

Prej tyre, 1.9 milion pacientë kanë vdekur./REL/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas