Familjarët e Kostandinos Kaçifas, minoritarit grek që mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale “RENEA”, mësohet se janë nisur drejt Tiranës për të marrë trupin e pajetë të 35-vjeçarit.
Kaçifa mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës ku një grup prej katër ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryen ekspertizën.
Brenda pak orësh, por jo më vonë se të mërkurën në mëngjes pritet të dorezohet për familjarët trupi i eksremistit grek Kostandino Kaçifa.
Mediat greke shkruajnë se Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur letrës dërguar nga kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili kishte theksuar dimensionin humanitar të çështjes dhe nevojën për t’i dorëzuar trupin e Kacifas familjes për të bërë varrimin në Bularat.
Më tej shtojnë se, Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa të merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.
Familjarët e viktimës, pretendojnë se i afërmi i tyre, është qëlluar nga një distancë e afërt. Por nga ana tjetër specialët e RENEA-s këmbëngulën se, të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme. Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas u transportua mbrëmjen e së martës së kaluar nga Gjirokastra për në Morgun e Tiranës. Kujtojme se sot mediat greke shkruanin se trupi i Kacifas do t’i dorëzohej familjes brenda 24 orëve.
‘Protothema’ shkruante se, Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.
NGJARJA:
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën më 28 tetor. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.