Pas postimit të Presidentit Ilir Meta, ka reaguar kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili ka komentuar propozimin e Metës për hapjen e një medie të re me gazetarët që janë shantazhuar nga qeveria e Ramës.
Veliaj shkruan se Meta me historinë e 7 përqindëshit ka para dhe permbajtje për ta mbajtur një media gjatë gjithë jetës.
“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët, por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me përmbajtje gjithë jetën! Suksese”, shkruan Veliaj.
LEXO EDHE: