Sport

Ofendoi arbitrin, dënim shembullor për Baren














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 19/04/18 |
mapo.al

Kartoni i kuq dhe ofendimet në adresë të gjyqtarit, duket se i kanë kushtuar shumë shtrenjtë futbollistit shqiptar Keidi Bare.





Në sfidën e fundjavës më Atletico Madrid B, ku Bare është kapiten, dhe Deportivo La Coruna B, mesfushori fierak është ndëshkuar me karton të kuq, teksa më pas ka shfryrë edhe nervat ndaj gjyqtarit kryesor të takimit.


Ky i fundit ka pasqyruar gjithçka në relacionin e takimit dhe kjo ka bërë që Bare të marrë një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës.





Ai është dënuar me 8 javë pezullim për ofendimet ndaj gjyqtarit dhe një javë prej kartonit të kuq, duke shkuar në 9 javë në total.



Natyrisht që ky dënim bën që Bare ta mbyllë sezonin para kohe te Atletico, ndërsa dënimi i gjatë mund t’i shërbejë si një leksion i mirë për sjelljen që duhet të tregojë në fushë./SuperSport

Lexo edhe :  Në prag të sezonit turistik, Greqia lehtëson masat, hapen baret dhe restorantet

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas