Aktualitet

Oficerët e rinj shqiptarë të FA-së diplomohen në SHBA (Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:08 - 29/06/20 |
mapo.al

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se disa oficerë të rinj shqiptarë janë diplomuar në SHBA.


Xhaçka vlerëson se oficerët nga Shqipëria u graduan me master në Amerikë, duke i bërë ata personel të FA-së në Shqipëri dhe një nder i veçantë për Forcat tona të Armatosura.


Postimi i Olta Xhaçkës:


Një e ardhme e mrekullueshme i pret Forcat e Armatosura me arsimimin e oficerëve të rinj në akademitë ushtarake më elitare të SHBA .


Por një e ardhme dhe mundësi po kaq të mira i presin të gjithë ata të rinj e të reja që kanë vullnet dhe duan të bëhen pjesë e FA shqiptare.

Majorët Enkelejda Tyrku e Ermir Bejdo përfunduan kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Leavenworth, Kansas, ndërsa kapiteni i Rangut të III Blerim Hoxha e përfundoi në Newport, Rhode Island.

Dhe mbi të gjitha, na bënë krenarë duke u pajisur të tre me diploma masteri në fushën e studimeve strategjike!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas