Aktualitet

Oficeri i FNSH i shkruan Berishës: Murataj nuk u vra nga policia






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 16/04/19 |
ro ot

Ngjarja e Rinasit, ku u grabitën mbi 5 milionë euro dhe u vra Admir Murataj vazhdon të jete e mbushur me mister edhe pas 1 jave. Kjo për shkak se informacionet zyrtare janë të pakta, kësisoj prevalojnë informacione të tjera, siç është dhe një dëshmi që publikon Sali Berisha.


Sipas tij, një oficer i Forcave të Ndërhyrjes thotë se Murataj nuk u vra nga policia, por ka rënë në kurth nga njerëz të pushtetshëm.


Statusi i Berishës



Oficeri i FNSH:
Admir Murataj nuk u qëllua nga policia.
Lexoni mesazhin e tij. sb


Përsh Dr.Berisha!


Sipas një punonjsi të FNSH, Admiri Murataj nuk është qëlluar nga policia, ka dyshime shumë te forta që ai është përdorur si kurth nga njerëz me pushtet, gjithashtu ai shton: plumbi që ka marr në kokë i ndjeri nuk ekziston është zhdukur!

Gjithsesi duhet verifikuar në teresi dhe më thelle kjo çështje, por të gjitha rrugët të çojnë tek një grabitje dhe skenar shtetëror!’


Etiketa: , , ,

Pas