Aktualitet

OFL gati formularin për Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 25/02/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit ditën e enjte do të zbresë në Vlorë. Në këtë qytet janë përgatitur formularët për tu dërguar te disa grupe kriminale, për të justifikuar pasurinë.


Formulari do i dërgohet fisit Llanaj, familjes Habilaj si dhe disa personave të tjerë.



Gazeta Mapo mëson se OFL do ti dërgojë formularin për të justifikuar pasurinë edhe Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. OFL do i kërkojë Geron Xhafajt të justifikojë pasurinë.


Që pas daljes së përgjimeve për dosjen “Babale”, Geron Xhafaj  u vetëdorëzua në Itali, ku ndaj tij kishte një dënim për trafik narkotikësh.


Etiketa: , ,

Pas