Aktualitet

OFL i dërgon formularin Ervis Martinajt dhe dy vëllezërve Kaçorri: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:05 - 19/02/20 |
mapo.al

Ervis Martinaj, njëri nga biznesmenët e njohur në Tiranë në fushën e basteve sportive, por jo vetëm, është vënë në “lupën” e oficerëve të operacionit “Forca e Ligjit”. OFL i ka kërkuar formularin ditën e sotme Martinajt duke i kërkuar të deklarojë pasurinë brenda 48 orëve. OFL sqaron se Martinaj është person në hetim për veprën penale “Vrasje me paramendim”.


Gjithashtu, OFL i ka dërguar formularin edhe dy vëllezërve Kaçorri, me banim në Tiranë, të dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh.



Njoftimi i OFL
Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.


Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
– A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;
– V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.


Etiketa: ,

Pas