Aktualitet

OFL i kërkon Arben Frrokut dhe Durim Keçit të justifikojnë pasurinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 27/02/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit, u ka dërguar formularin 2 të dënuarve të tjerë në Shijak dhe një të dënuari për vrasje në Tiranë. Gazeta Mapo mëson se OFL i ka dërguar formularin Arben Frrokut, Durim Keçit dhe Jasin Kalës.


Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:



– Jasin Kala, banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;


– Arben Frroku, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;

– Durim Keçi, banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

Njoftimi

Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– J. K., banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;

– D. K., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas