Një tjetër personazh i botës së krimit është vënën nën “lupën” e Operacionit Forca e Ligjit. Fjala është për Albert Lamen ose Albert Koschiek, të cilit i është kërkuar nga OFL të deklarojë pasurinë në formular brenda 48-orësh. Agjentja e OFL tha se “A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve”, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjet me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve”.
I njohur si “koka” apo udhëheqësi i “Bandës së bananeve”, Lame së bashku me disa shqiptarë të tjerë transportonin lëndë narkotike kokainë nga Ekuadori, në kuti bananesh për të furnizuar qytetet gjermane.
Më 2018 një ngarkesë 1.8 ton kokainë u kap në Gjermani e cila vinte nga Ekuadori me vlerë tregu prej 400 milionë euro.
Në këtë operacion u përfshinë 500 hetues dhe forca policore gjermane duke konkludar me arrestimin e 13 shqiptarëve dhe tre shtetasve të huaj.
Saktësisht u arrestuan Orneo Margjeka, Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, Dario Lame, Ervin Llusha, Izmir Lami, Dolan Kocani, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, Artan Mehmeti, Blerim Cakraj si dhe Alberto Kochsiek ose Alberto Lame, Anel Begovic dhe Kofi Oteng.
LEXO EDHE:
Të dënuar në Gjermani dhe Belgjikë, OFL u dërgon formularin edhe dy personave të tjerë