Sipas aktit normativ nr.1, datë 31.1.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, “Operacioni Forca e Ligjit (OFL)” është strukturë e veçantë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe krimeve të rënd”.
Fjala “operacion” është veprim e jo strukturë. E tillë është drejtoria, agjencia, departamenti, reparti, etj. Emërtesat si OFL-ja janë me origjinë nga koha e Sigurimit, kur një dosjeje problem i centralizuar, me më shumë se një person i vihej një emër.
Plani i veprimit OFL, ishte nismë e qeverisë shqiptare më 7.11.2017, në kuadër të të cilit u miratua një “dokument strategjik”. Për OFL-në faqja e internetit e Policisë nuk shpjegon asgjë, ndërsa e ministrisë është e mbushur me lajme të ngjashme nga ato të portaleve.
Në dy vite të ekzistencë, OFL-ja duket e dështuar. Fjalimet propagandistike para policëve me uniforma OFL, nuk kanë asnjë ndikim në luftën kundër krimit, strofkulla e parë e të cilit është ajo pranë pushtetit. Përveçse kotësisë së ekzistencës, OFL-ja i mbivendoset rolit dhe funksioneve të disa institucioneve.
Përgjithësisht është provuar në këto vite se “task forcat” kanë qenë instrumente tërësisht të dështuara dhe propagandistike. As Policia dhe as Prokuroria, apo tani SPAKU e BKH-ja nuk kanë nevojë t’i vërdalloset nëpër këmbë OFL-ja. Forca e ligjit është tipar dallues për një shtet normal. Kur theksohet në një drejtim do të thotë se vetëm ligji nuk zbatohet.
*Postim në Facebook