Aktualitet

OFL shënjestron 5 persona të dënuar për vrasje, vjedhje dhe drogë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:24 - 29/10/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) shënjestron 5 të dënuar më parë për vrasje, vjedhje me armë dhe trafikim droge.


MAPO mëson se bëhet fjalë për:


Gentian Ajazi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.



Artan Brahja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.


Bashkim Shijaku (Serani, Tresa), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.


Rigers Leka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Medi Peposhi, banues në Tiranë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i OFL-së:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

G. A., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

B. Sh. (S.,T.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

R. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

M. P., banues në Tiranë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 


Etiketa: , , ,

Pas