Kronika

OFL u dërgoi formularin, kush janë 2 vëllezërit Lici në Shkodër të akuzuar për 2 vrasje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 13/05/20 |
mapo.al

OFL njoftoi sot se u ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë brenda 48 orëve, dy vëllezëvre Ibrahim dhe Muhamet Lici. Ata janë djemtë e ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici.


Të dy akuzohen se janë autorët e atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të vitit të kaluar. Ata u ekzekutuan në porta e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.


Viktimat ishin përkatësisht babai dhe xhaxhai i ish-kampionit të boksit, Astmer Bilali që është i arrestuar ndërkohë si pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Astrit Bilali kishte në pronësi një resort hipizmi në Shkodër. Vëllai i tij ndërkohë, ish-kampion i hipizmit si dhe njëkohësisht ishte edhe kryetar i Shoqatës “2 Prilli”, masakrës së fundit të komunizmit.



Vëllezërit Biali të ekzekutuar

Astmer Bilali ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat ne distance, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.

Ndërsa nga dy djemtë e Mustafa Licit të akuzuar për atentatin e përgjakshëm, policia ka arrestuar vetëm Muhamet Licin, ndërsa Ibrahim Lici ndodhet ende në arrati.

Mustafa Lici, ish-anëtar i këshillit bashkiak Shkodër

Njëkohësisht, Muhamet dhe Ibrahim Lici ka qenë edhe pjesë e bandës së gjobëvënësve ndaj tregtarëve në kryeqendrën e veriut.


Etiketa: , , ,

Pas