Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për të justifikuar pasurinë, Behar Brahoviq (Bajri), Artan Prengës dhe Arben Ghete.
Këta persona kanë 48 orë për të justifikuar pasurinë. Përgjigjet më pas do t’i dërgohen SPAK-ut për vëprime të mëetjshme.
Gjykatë e Shkodrës liroi pak ditë më parë Behar Bajrin, që akuzohej si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Pjesëtarët e fisit Bajti arrestuan gjatë një aksion të policisë të koduar “Oaz” në shtator të vitit 2018 duke u akuzuar si grup i strukturuar kriminal.
Mbi Behar Bajrin rëndonin akuza nga më të rëndat dhe përgjegjës direkt për disa vrasje. Ai akuzohej edhe për vrasjen e bashkëshortes së tij 15-vjeçare në vitin 2002, me një plumb pas shpine. Pavarësisht se ngjarja u raportua si vetëvrasje, e gjithë Shkodra bën akuzues Behar Bajrin. Pas vrasjes ai iku nga Shqipëria, e po ashtu edhe familja e të resë.
Vrasja e të miturës u zbulua nga pozicioni i plumbit që kishte marrë, që ishte poshtë parakrahut. Ndërkohë që pistoleta, e gjetur në banesën e Bajrit, rezultoi se ishte arma e përdorur në vrasjen e Fabiolës dhe Arben Tuzit. Edhe për vrasjen e këtij të fundit ka qenë i dyshuar Behar Bajri.
Njoftimi i plotë:
OFL, 8 korrik
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
B.B., banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;
A.P., banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;
A.G., i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.