Operacioni “Forca e Ligjit” i është drejtuar ditën e sotme dy “të fortëve” të Lezhës, duke iu kërkuar që brenda 48 orëve të deklarojnë pasurinë e tyre. OFL ka publikuar vetëm inicialet e këtyre dy personave, por Gazeta MAPO mëson se bëhet fjalë për shtetasin Edmond Sufja me banim në Lezhë, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike si dhe Astrit Limanin (Nimani), gjithashtu nga Lezha i dënuar edhe ai për trafik droge. Nimani njihet ndryshe edhe me nofkën si “Titi i Ukës”, biznesmeni të cilit i janë sekuestruar 10 milionë euro pasuri.
Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL njofton se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.
Njoftimi i OFL
Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
E. S dhe A. L, banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.
Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.