Kronika

OFL zbarkon në Dibër, u dërgon formularin tre të dënuarve për vrasje (EMRAT)




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:34 - 01/10/20 |
mapo.al

OFL ka zbarkuar në Dibër ditën e sotme, ku i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre të dënuarve për vrasje.


Ata janë Bektash Uka, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë, Kreshnik Bushi, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë si dhe Huzri Torba, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.


Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.



Etiketa: , , , ,

Pas