Aktualitet

OFL zbarkon në Vlorë, u dërgon formularët dy vëllezërve të dënuar në Itali





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:22 - 17/02/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit zbret në Jug, ku iu ka dërguar formularët për deklarimin e pasurive dy personave të tjerë, të dënuar më parë. Zëdhënësja e OFL-së deklaroi sot se bazuar në aktin normativ të 31 janarit, OFL iu ka dërguar formularët dy vëllezërve Artur dhe Mikel Çuçaj nga Vlora, të dy të dënuar për trafik narkotikësh në Itali.


Si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



Njoftimi i OFL
Vijon Operacioni Forca e Ligjit, për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda dhe në këtë kuadër OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.


Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas