Kronika

OFL zbret në Vlorë, u dërgon formularin 4 personave, mes tyre Tesi Besho





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:07 - 18/05/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin 4 personave në Vlorë që janë dënuar më parë. Ata duhet të justifikojnë pasurinë dhe brenda 48 orëve duhet t’ju përgjigjen pyetjeve që ka bërë OFL dhe më pas dosja do kalojë tek SPAK.


Tesi Bosho, i cilësuar me rrezikshmëri të lartë dhe i arrestuar për gjobëvënie duhet të japë prova si e ka vendosur pasurinë


Njëri nga personat që duhet të justifikojë pasurinë, është Edison Begaj, i dënuar për prodhim narkotikësh dhe mbajtje pa leje e municioneve luftarake.


Formulari i është dërguar edhe Elton Çobos, i dënuar për trafik droge. Edhe Luan Kanani duhet të justifikojë pasurinë, pasi ka qenë i dënuar për prodhim narkotikësh.


Kush është Tesi Besho:

Dyshohet se ka qenë i pranishëm në atentatin ku mbeti i plagosur Mikel Mehmeti në Vlorë, janar 2019.

Basho është mik Llanajve në Vlorë dhe dyshohet se eshte autor i vrasjes së Nikolla Ikonomit i njohur si Laver Tozaj në gusht të këtij viti.

Në 2016-n Basho u arratis nga burgu i Rebibbos në Itali me çarçaf e shkopa fshese. Gjatë operacionit në Selenice, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos. Për këtë shtetas kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas. Gjithashtu, ata dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i OFL

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– E. B., banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar përfundimisht me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”;

– E. Ç., banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi është dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe është bërë njohja e vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, në vitin 2019;

– T. B., banues në Vlorë, i arrestuar dhe nën hetim për veprën penale “Shtrëngim për dhënie të pasurisë”;

– L. K., banues në Vlorë, subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Etiketa: , , ,

Pas