Aktualitet

OKB-ja paralajmëron: Prodhimi i lëndëve djegëse po tejkalon synimet për klimën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:51 - 02/12/20 |
mapo.al

Një raport i ri ka paralajmëruar më 2 dhjetor se bota planifikon të prodhojë më shumë se dyfishin e sasisë së lëndëve të dëmshme djegëse deri më 2030, në krahasim me normat që janë në përputhje me frenimin e ngrohjes globale.



Sipas Marrëveshjes së Parisit për Klimën, të vitit 2015, shtetet janë zotuar për një synim afatgjatë të kufizimit të temperaturës mesatare nën 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale dhe të bëjë përpjekje për kufizim të temperaturës në 1.5 gradë Celsius.


Për t’u arritur synimi prej 1.5 gradësh Celsius, prodhimi i thëngjillit, naftës dhe gazit duhet të ulet për 6 për qind brenda një viti, për periudhën 2020-2030.



Raporti i ri i Programit të Kombeve të Bashkuara për Ambient dhe ekspertë nga institute të ndryshme shkencëore, dhe universitete paralajmërojnë se planet qeveritare japin shenja për rritje vjetore prej 2 për qind të prodhimit të këtyre lëndëve.



Një gjë e tillë, sipas raportit, do të rezultojë, që deri më 2030, të dyfishohet prodhimi që është në përputhje me kufizimet prej 1.5 gradësh Celsius.

Lexo edhe :  Britania thërret samitin e G-7 në qershor, ja tema kryesore

Në një tjetër paralajmërim për ndryshimet klimatike, Organizata Botërore për Meteorologji, ka thënë se vlerësimet e përkohshme sugjerojnë se viti 2020, ka qenë ndër vitet më të nxehta, pas viteve 2016 dhe 2019.

Në një fjalim në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka dënuar dështimin “vetëvrasës” për të luftuar ngrohjen globale, duke thënë se njerëzimi i ka shpallur luftë natyrës.

“Biodiversiteti është duke u shkatërruar. Një milion gjallesa janë në rrezik të zhdukjes. Ekosistemet janë duke u zhdukur para syve tanë. Shkretëtirat janë duke u përhapur. Ligatinat janë duke humbur. Çdo vit, ne humbim 10 milionë hektarë pyje”, ka thënë Guterres.

Mirëpo ai ka thënë se rimëkëmbja nga pandemia e koronavirusit mund të jetë mundësia e njerëzimit për të vepruar ndryshe, me qëllim të ruajtjes së planetit./REL/

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas