Të shtunën, Koreja e Veriut testoi një hedhës të raketave dhe disa armë të paspecifikuara taktike. Kombet e Bashkuara kritikuan Korenë e Veriut pas testimit të fundit të armëve. Ata e kanë paralajmëruar se një veprim i tillë mund të rrisë tensionet në rajon.
“Jemi në dijeni për provat e fundit të Koresë së Veriut. Ato i shërbejnë vetëm rritjes së tensioneve në rajon”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bën thirrje të gjitha palëve që “të vazhdojnë dialogun për të çuar përpara paqen e qëndrueshme dhe çarmatosjen e plotë dhe të verifikueshme të Gadishullut Korean”, shtoi Dujarric, shkruan REL.