Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi përmes një statusi në Twitter thotë se se biseduar sot me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe mirëpret vendimin e tij që opozita të jetë pjesë e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.
Sipas tij, përmbyllja pa vonesë e reformës zgjedhore është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE.
“Bisedova me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës”, – shkruan Varhelyi.
Edhe kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se: “vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën”.
“Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar”, – shkroi Basha në Twitter