Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të mbërrijë nesër në Shqipëri.
Varhelyi do të mbërrijë në Tiranë, pas përfundimit të vizitës në Mal të Zi.
Bëhet e ditur se diplomati i lartë i BE-së do të takohet me kryeministrin Edi Rama fillimisht në Tiranë dhe më pas së bashku do të shohin nga afër punimet në “Bypass-in” e Vlorës, një projekt ky, i cili është financuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh.
Më pas në orën 19:30 Varhelyi dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku përpos të tjerave do të diskutohet dhe hapja e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.