Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku prej disa kohësh po jetonë një romancë dashurie me Eglin. Ata janë kthyer në qendrën showbizit duke nxitur kuriozitet për marrëdhenien e tyre.
Ka qënë Olsi ai i cili ka treguar se dhe lidhja e tyre ashtu si e të gjithëve ka xhelozitë e vogla.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up”, Olsi ka treguar se Egli është bërë xheloze gjatë xhirimeve të klipit “Diablo” dhe shkak ka qenë një modele bukuroshe, me të cilën ai do të kërcejë.
“Jemi zënë shumë gjatë xhirimeve të klipit të ri “Diablo” i cili pritet të dalë këtë javë. Kisha një modele, ishte shumë e bukur dhe protagonistja e klipit. Me të kisha një kërcim dhe Eglit i iku truri që nuk e prekja. I thashë: “Po thuaj mi gocë se e prek unë gjithë ditën”…pastaj u pendua se në dublën e radhës me tha qetësohu pak, mos e prek aq shumë”, rrëfeu Olsi.
View this post on Instagram
Dhuroni dashuri ne kete atmosfere festash ❤️ GEZUAR 🎄 📸 by: @anjezadyrmishiofficial