Olsi Çekiçi, i cili masakroi nënën e tij pak ditë më parë në Pogradec ka dalë sot para gjykatësit. Gjykata e Shkallës së Parë në Pogradec vendosi arrest me burg për 44-vjeçarin me probleme mendore.
Çekiçi shfaqej i qetë në gjykatë dhe nuk ka shprehur asnjë pendesë për veprën e kryer. Ai ka thënë para gjykatësit të njëjtat gjëra që tha gjatë marrjes në pyetje nga policia pas arrestimit. Duke u shprehur për vrasjen e së ëmës se “një ditë do të ndodhte’.
Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjet të fortë të të vëllait.
44-vjeçari njihet si person problematik në qytetin e Pogradecit, ku banorët janë shprehur se shpesh kishin frikë prej tij. Shumë herë ai është denoncuar pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj nënës së tij, por ajo i ka tërhequr gjithmonë denoncimet. Çekiçi ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dënuar më parë për drogë jashtë Shqipërisë.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura Prokuroria i kërkoi gjykatës të caktojē për 44-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg si dhe të vlerësonte të ligjshëm arrestin në flagrancë. Avokati i caktuar kryesisht, kundërshtoi kërkesēn e Prokurorisë, duke kërkuar qe ndaj 44 vjeçarit te caktohej masa e sigurise me afat 40 dit, periudhë gjatë së cilës Çekiçi t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore.