Kronika

Olsi Çekiçi donte të vriste të bijën se rrinte gjatë në telefon, detaje të reja nga krimi në Pogradec








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:44 - 07/08/20 |
mapo.al

Një ngjarje makabre tronditi dje Pogradecin, ku 44-vjeçari, Olsi Çekiçi vrau të ëmën duke i prerë kokën dhe tentoi të vriste edhe të vëllanë.


Të afërmit e viktimës Firdes Çekiçi kanë deklaruar se sherri në familje ka nisur për telefonin e vajzës së autorit të krimit.


Të afërmit janë shprehur se autori 44-vjeçar, Olsi Çekiçi, ka dashur të vrasë të bijën 15 vjeçe, për shkak se shpenzonte shumë kohë duke përdorur celularin, por ka ndërhyrë e ëma e tij për të mbrojtur mbesën.


Pikërisht këtu ka nisur gjithçka dhe ka përfunduar me vrasjen tragjike të të moshuarës, ndërsa 15-vjeçarja, që ka parë gjithë ngjarjen, ka njoftuar policinë dhe është larguar nga banesa me biçikletë.


Ndërkohë, sot familja ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit të moshuarën Firdes Çekiçi.


LEXO EDHE:

‘Boll jetove’, detaje të reja nga ngjarja makabre në Pogradec


Etiketa:

Pas