Aktualitet

Soreca: BE e mirëpret zgjedhjen e Çelës për Prokuror të Përgjithshëm







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 05/12/19 |
mapo.al

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka reaguar pas zgjedhjes së Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm  dhe anëtarëve të Këshillit të Emërimeve Gjyqësore.


Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Soreca ka shkruar se Bashkimi Evropian e mirëpret zgjedhjen e Çelës dhe të 9 anëtarëve të KED-së, duke shtuar se zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon.


“Ne i mirëpresim zgjedhjet nga Parlamenti për Olsian Çela si Prokuror i Përgjithshëm, si dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve Gjyqësore 2020. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit”-ka shkruar Luigi Soreca.



Lexo edhe:

Me 101 vota pro, Olsjan Çela zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas